Mashtrimi kompjuterik, në pranga 12 persona

30/07/2011 12:55

Policia e Tiranës arrestoi 12 persona të cilët akuzohen për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.

Pas një hetimi 6 mujor, seksioni Kundër Krimit Kompjuterik në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë organizoi dhe finalizoi operacionin policor “Transmetimi II”,  në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimit Kompjuterik të Drejtorisë Kundër Krimit Financiar dhe me strukturat e policise në Qarqet, Elbasan, Fier, Durrës, Gjirokastër,  me synim goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e veprave të krimeve kompjuterike.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit dyshohen se nëpërmjet paisjeve elektronike dhe internetit, kane kryer trasmetimin në mënyrë të paligjshme duke i marrë nga sinjali i Kompanisë Televizive DigitAlb.

Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës aparate të klonuara, sisteme kompjuterike të përshtatura si servera, kompjutera dhe pajisje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA