Çështja Enzo Fernandez te Chelsea, Pastore: Një padrejtësi. Pas Botërorit, rinovim ose do të largohet Sebastian Fetel rikthehet në pole position këtë fundjavë duke regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Hungarisë.
Kampioni i botës në fuqi ka pritur sekondat e fundit për të regjistruar një kohë perfekte, duke zbritur Ljuis Hamilton në vendin e dytë, i cili sërish iu afrua ndjeshëm vendit të parë në këto prova, por që edhe në këtë pistë ashtu si në Gjermani do të startojë nga linja e parë.
Menjëherë pas tyre në linjën e dytë gjendet Xhenson Baton dhe Felipe Masa respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa Fernando Alonso nuk mundi që të arrinte një pozicion më të mirë se sa vendi i pestë, pasi ka gabuar në xhiron e fundit të shpejtë.
Përkrah tij, nga linja e tretë starton garën piloti tjetër i skuadrës Red Bull, Mark Veber.
Një renditje që premton sërish për spektakël ashtu si edhe shtatë ditë më parë në Gjermani. Dyshja e linjës së parë Fetel-Hamilton pritet të jetë agresive po ashtu si edhe pilotët që i pasojnë, duke shtuar edhe dozat e rrezikshmërisë në një pistë të ngushtë si kjo e Hungaroringut.
Gjithçka do të trasmetohet si gjithmonë drejtpërdrejtë në Top Channel ditën e dielë duke filluar nga ora 13 e 50 minuta.
Top Channel