Durrës, plagoset një i ri, kërkohet autori

30/07/2011 10:50

Një i ri është plagosur me armë zjarrin pasditen e së premtes në qytetin
bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të
qytetit, pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Një persona ka qëlluar me armë duke plagosur me tre plumba shtetasin Shkëlqim Dardha, 20 vjecc, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. I plagosuri po lëvizte bashkë me disa shokë kur është qëlluar nga autori që ka qenë këmbësor.

Plumbat e kanë kapur Dardhën në gjymtyrë dhe në trup, ndërkohë që mësohet se autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja duke braktisur aty armën e krimit, një pistoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia deklaroi se po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA