Bulqizë, minatorët ndërpresin kontaktet me jashtë

30/07/2011 10:15

Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, minatorët e Bulqizës kanë
vendosur që të ndërpresin kontaktet me jashtë dhe të mos lejojnë askënd
t’i vizitojë.

Sipas informacioneve të fundit, një tjetër minator u largua nga greva për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua mjaft.

Minatorët shtojnë kërkesat

Minatorët protestues vendosen dy dite me pare qe t’i thellojnë kërkesat e tyre.

Komisioni i grevës, duke theksuar se askush nga Qeveria apo kompania ACR nuk i vizitoi për të dialoguar rreth kërkesave të bëra më dije, tashmë ka vendosur që të shtojë kriteret që duhen përmbushur.

Në listë është shtuar kërkesa për largimin e administratorit dhe drejtuesit Medat Zogu, si dhe rritja e pagës jo më 20 përqind, por 40 përqind.

ACR rrit pagat me 20 perqind

ACR akuzon drejtues te sindikatës se po e keqperdorin greven per përfitime te ngushta personale dhe jo ne interesin e punonjesve.

“Ne rritëm pagat me 20 përqind dhe sindikata nuk ia komunikoi minatorëve. Kjo tregon qartë se krerët e sindikatave punojnë për ca politikanë në Tiranë dhe jo për interesin e punonjësve të Bulqizës. Nëse dikush do të qëndrojë në grevë urie që Kolë Nikolla të pasurohet, atëherë ky nuk është problemi ynë”, tha drejtori i ACR-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA