Bankat ulin interesat e depozitave

30/07/2011 08:15

Rritmi i lartë i rritjes së depozitave gjatë muajve të parë të këtij viti, solli rënie të interesave të tyre në qershor, bëhet e ditur nga statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Rënia e depozitave është veçanërisht e konsiderueshme për depozita me afat maturimi më të lartë se një vit.

Interesi mesatar i depozitave gjashtëmujore në lekë të pranuara në qershor qe 4.8 për qind, ndërkohë që gjatë tre viteve të fundit, interesi mesatar ka qenë 5.5 për qind.

Për depozitat 12-mujore, interesi mesatar ra në 5.7 për qind ndërsa mesatarja afatgjatë qe 6.5 për qind.

Depozitat njëvjeçare në euro u pranuan përkundrejt interesit mesatar prej 2.8 për qind ndërsa mesatarja e tyre afatgjatë qe 3.8 për qind.

Në rritje janë interesat e depozitave gjashtëmujore në euro. Depozitat në sistemin bankar shqiptar u rritën me 17 për qind gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkaku i rritjes së shpejtë të depozitave qe paniku mes konsumatorëve që u krijua nga kriza politike në vend. Shqiptarët vendosën të shtyjnë për më vonë blerjet e mëdha dhe të rrisin kursimet e veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA