Tiranë, ekzekutohet 33-vjecari

29/07/2011 12:25

Nje 33-vjecar eshte ekzekutuar me automatik Tomson rreth ores 1:30
minuta te se premtes ne rrugen ‘Shyqyri Ishmi’, ne kryeqytet, ne afersi
te shkolles 9-vjecare ‘1 Maji’.(UPDATE)

Nje person ka dale perpara automjetit me te cilin udhetonte viktima dhe ka qelluar tete here ne drejtim te tij ne koke dhe ne trup duke e lene te vdekur ne vend. Pasi kqyri vendion e ngjarjes, ekseprtet e kriminalistikes se Drejtorise se Policise se Tiranes, mendojne se, 33 -vjecari kishte rene ne prite.

Vrasesi e ka pritur ne rrugen ku ai kalonte vazhdimisht dhe ka llogaritur edhe uljen e shpejtesise se automjetit duke qene ne pozicion te favorshem per te kryer qitjen. Per kete vrasje, eshte ngritur nje grup ekspertesh si edhe oficere krimesh, per te zbuluar rrethanat per te cilat ka ndodhur krimi.

Paraprakisht jane hapur disa pista hetimi, te cilat kane lidhje me aktivitetin e viktimes. Deshmitaret okulare ne vendin e ngjarjes kane qene te pakte dhe policia ka marre ne pyetje edhe personat te cilet kane shkuar ne afersi te automjetit ku eshte qelluar Doci, pasi kane degjuar te shtenat. Vrasesi mendohet qe te kete levizur ne kembe pas kryerjes se vrasjes dhe ka perfituar edhe nga ora e vone e nates, per te mos u dalluar. Doci ishte punonjes i Entit Kombetar te Banesave, si edhe te afermit e tij kane ne pronesi nje firme ndertimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB