Stefanovic: Bisedimet mund të dështojnë
29/07/2011 10:35
Negociatori serb Borko Stefanovic ka paralajmëruar se bisedimet Kosovë-Serbi mund të dështojnë për shkak të ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.
Stefanovic është shprehur se fajësimi i palës serbe për shtyrjen e raundit të fundit e bën të duket procesin të pakuptimtë.
Negociatori serb ka nënvizuar se Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu me Prishtinën, por jo me cdo kusht.
“Do të jetë e vështirë të vazhdojnë negociatat, sidomos pas veprimeve të njëanshme të njërës dhe tjetrës palë”, ka pohuar Stefanovic.
“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje dhe nëse situata në vendkalimet administrative nuk kthehet si më parë, nga dialogu nuk do të arrihet ndonjë gjë”, ka nënvizuar ai.
Top Channel