Skandali i trukimeve në Turqi

29/07/2011 19:55

Skandali i trukimeve në kampionatin turk ka përfshirë së fundmi edhe ndeshjet e kombëtares turke.

Gjithçka ka nisur pas një deklarate të ish-presidentit të klubit të Samsunspor, Ismail Ujanëk, sipas të cilit disa ndeshje të përfaqësueses vendase janë blerë. Pas kësaj deklarate shumë të fortë, drejtuesit e FIFA-s në bashkëpunim me ata të federatës turke kanë nxjerrë një listë me ndeshjet e dyshimta.

Numri i tyre aktualisht është 12 dhe në to përfshihet edhe sfida e marsit të vitit 2005, Turqi – Shqipëri e cila ka përfunduar me fitoren 2-0 të turqve. Sipas gazetave turke, pistat e dyshimeve të FIFA-s janë 2, premtimet që mund tu jenë bërë nga drejtues të federatës turke apo njerëzve të tjerë afër saj, gjyqtarëve të ndeshjeve, ose shantazhet apo dhe premtime që mund tu jenë bërë lojtarëve të huaj në kampionatin turk që luanin me kombëtaret e tyre përballë përfaqësueses turke.

Gazeta sportive turke ‘Fanatik’ shkruan në faqen e saj, se përfaqësuesit e FIFA-s kanë të faktuar dhuratat që iu janë dhënë gjyqtarëve të ndeshjeve të kombëtares turke. Sipas po kësaj gazete, Komisioni i Sigurimit në Fifa-s ka ngritur një grup hetimi, i cili do të kërkojë detaje për këto ndeshje nga lojtarët e huaj që kanë luajtur në kampionatin turk, mes tyre dhe shqiptarëve Alban Bushi dhe Klodian Duro.

Gjykimi i dobët i Konrad Plautz bëri që Shqipëria të humbte 2-0 me Turqinë në vitin 2005, madje gjyqtari austriak nuk dha një 11-metërsh për kombëtaren tonë, pas rrëzimit të Alban Bushit në zonën e turqve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA