Edhe qeveria serbe ka reaguar ndaj tensioneve në veri të Kosovës duke vendosur trupa policore në kufi me të, për të ndihmuar edhe trupat e KFOR-it.

“Ne do të ndalojmë që ekstremistë nga Serbia të shkojnë në Kosovë dhe do të ndihmojmë paqeruajtësit ndërkombëtarë me sa të kemi mundësi”, ka deklaruar shefi i policisë serbe, Milorad Veljovic.

Kufiri ka qenë i qetë gjatë së enjtes, pas dy ditësh akte dhune në veriun e banuar me shumicë serbe, ku një agjent i forcave speciale kosovare humbi jetën dhe pasi një prej pikave kufitare iu vu flaka nga nacionalistët serbë.

Ndaj kësaj situate Bashkimi Evropian ka reaguar duke shtuar presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë, që të tërhiqen nga dhuna dhe të shënojnë progres në bisedimet dypalëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA