Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic u takua me sekretarin e
Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ne Nju Jork, por nuk iu
lejua të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, të kërkuar
prej tij lidhur me tensionet e fundit në pjesën veriore te Kosovës.

Diplomatet e OKB-se thane per agjensine Reuters, se Keshilli ka qene shumë kohë i përcarë për Kosovën, dhe zor se do ta leshoje nje deklarate lidhur me ngjarjet e fundit. Kryediplomati serb u tha gazetareve se zeri i Serbise duhet te ishte degjuar në Nju Jork.

“Në seancen e sotme te Keshillit te Sigurimit, në formën e konsultimeve të mbyllura, tre anetare të përhershem, shfaqen një kundërshtim të fortë për pjesemarrjen e Serbise. Ne jemi ketu për ti kontribuar debatit me pjesen tone te fakteve, qe besojme se jane shume detsabilizuese, jo vetem per provincen ne vetvete, provincen e Kosoves, por per te gjithe rajonin e Ballkanit”, tha Jeremic.

Jeremic kërkoi nga 15 vendet anetare te Keshillit te Sigurimit të diskutonte per veprimet e Prishtines dhe kërkoi që vendet anetare te ketij organizmi të dënonin përdorimin e njëanshëm të forcës

“Një pyetje e rëndësishme është nëse aktet e njeanshme, aktet fizike mund të përdoren si një mjet për të tejkaluar qorrsokakun e negociatave paqesore. Ose do te kesh dialog paqesor ose duhet të përdoresh forcën, nuk mund ti kesh te dyja. Cila nga keto dy menyra duhet ndjekur metej,  kjo ishte pyetja qe Serbia do te bente sot ne Keshillin e Sigurimit. Per fat te keq kjo nuk ndodhi, por ne muajin gusht do te kete nje séance te rregullt te Keshillit te Sigurimit, per raportin e UNMIK-ut””, tha Jeremic.

Top Channel