Paketa për ndryshimet kushtetuese e artikuluar disa herë në daljet e
fundit nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka në themel ate qe
opozita e cileson si garantimin e parimit me te rendesishëm kushtetues,
balancimin dhe ndarjen e pushteteve.
Burime nga PS zbulojne nje pjese te ketyre pikave te cilat do te detajohen me pas nga ekspertet e fushes.
Zgjedhja e krerëve të institucioneve
Pika e pare prej se ciles rrjedhojne edhe ndryshimet e tjera, eshte pikerisht ajo qe rikthen shumicen e cilesuar me 3/5-at ne zgjedhjen e krereve te institucioneve ne kuvendin e Shqiperise. Ky ishte nje nga ndryshimet me te debatuara qe u kryen ne 21 prill te 2008, ku presidenti i republikes nga 84 vota u vendos te zgjidhet ne dy raundet e fundit vetem 71 vota. Kjo sipas PS i jep fund njeanshmerise se pushteteve apo favorizimit te zgjedhjes se njeanshme te presidentit nga amzhoranca ne 2012-en, kohe kur mbaron mandati i presidentit aktual Bamir Topi.
Duke konsideruar se te gjitha institucionet e pavarura jane te zhbalancuara, zgjedhja me konsensus te detyruar e presidentit, sic ka qene ne kushtetute para vitit 2008, do te garantoje, sipas socialisteve, qe disa prej drejtuesve te insitucioneve me te rendesishme te vendit, te jene produkt i konsensusit dhe jo i imponimit politik. Sipas Kushtetutes para dhe pas ndryshimeve, presidenti firmos dekretin per emerimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe e shkarkon ate pas prozimit nga parlamenti.
Presidenti, gjithashtu, ka te drejte te miratoje apo te refuzoje propozimin e kryeministrit per kreun e Sherbimit Informativ te Shtetit, si dhe drejton Keshillin e Larte te Drejtesise dhe emeron gjyqtaret e faktit dhe te apelit. Dhe sipas socialisteve keto institucione dhe pushteti i gjyqesorit nuk duhet te jene rezultat i vullnetit te vetem te forces qe ka pushtetin dhe qe sipas kushtetutes aktuale ka mundesine te zgjedhe e vetme presidentin.
Ndryshim i Kodit Zgjedhor
Pika e dyte mjaft e rendesishme ne kete pakete eshte ndryshimi i Kodit Zgjedhor, nje reforme kjo e kerkuar edhe nga nderkombetaret. Sipas PS duhet te krijohen garancite e nevojshme ligjore qe manipulimi i ndodhur ne 8 maj te mos perseritet. Por ne paketen e PS duket se do te perfshihet edhe ndryshimi i formules se komisionit qendror te zgjedhjeve. Ky institucion, i cili u cilesua nga opozita si pergjegjesi kryesor per manipulimin e rezultatit te Tiranes, ne pakten e Partise Socialiste shikohet si nje institucion qe mund te kthehet ne nje organ apolitik.
Si rrjedhoje e pikave te mesiperme, sidomos asaj per balancimin e pushteteve, duket se ne pakete do te perfshihet edhe nje ndryshim tjeter i rendesishem kushtetues: heqja e imunitetit per aktet e korrupsionit, e shoqeruar kjo me perzullim nga te gjitha funksionet publike gjate kohes se hetimit.
Keto pritet te jene ne vija te trasha elementet kryesore te paketes se ndryshimeve kushtetuese te kerkuara nga PS, ose te pakten keto jane pikat e para te propozuar dhe mbi te cilat po punohet nga grupe ekspertesh. Nderkohe qe pritet te kete dhe elemente te tjere dytesore. Pikerisht kjo reforme duket se do te jete thelbesore me pas edhe per garantimin e nje marrdhenie normale bashkepunuese mes dy fronteve politike.
Top Channel