Meta: Kodi Zgjedhore të reformohet

29/07/2011 12:30

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se Kodi
Zgjedhor ka nevojë për reformim dhe se zgjedhjet në Tiranë ishin
leksioni më i mirë që mori cdo qytetar për rëndësinë e votës.

“Jemi të kënaqur me rezultatin në zgjedhjet e 8 majit, por do të bëjmë një analizë për të parë më mirë problemet tona. Duhet të kishte nisur reforma zgjedhore, e cila nuk mund të kushtëzohet më ndryshime kushtetuese. Ligji themletar i shtetit nuk nuk mund të pësoje ndryshime sa herë ka lëvizje të forcave politike”, tha Meta.

Duke folur në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI-së Meta theksoi se kryetari i ri bashkisë Lulzim Basha duhet të përqendrohet te cështja e punësimit, pasi ky është një prioritet i Aleancës qeverisëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA