Mark Okoth Obama Ndesandjo, vëllai i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, këtë paradite e ka kaluar nën shoqërinë e disa fëmijëve, pjesë e kampit veror Wilson.
Mark Ndesandjo i cili është shkrimtar, por edhe pianist, u ka treguar fëmijëve përrallën e qenit të madh të kuq Kliford dhe më pas është përqendruar në rëndësinë që ka për çdo njeri, të qenit vetvetja, pavarësisht rrethanave apo mendimeve të njerëzve të tjerë.
“Ndonjëherë kur duam të ndihmojmë të tjerët ne duam të ndihmojmë veten, por ndonjëherë është mirë të ndihmosh të tjerët vetëm se e dëshiron, jo se do para, apo do të të ndihmojnë më pas, por sepse është një gjë e mirë, pra kujtoni të jesh vetvetja”, është shprehur Obama.
Femijët kanë zhvilluar lojra dhe kanë bashkëbiseduar, në shqip dhe anglisht, me vëllain e presidentit amerikan.
Top Channel