Kuvendi i Maqedonisë dhjetë minuta para mesnatës ka votuar qeverinë e re të kryeministrit Nikolla Gruevski. Me 70 vota pro dhe 47 kundër, Gruevski ka formuar qeverinë për herë të tretë.

Ekzekutivi ka katër zëvendëskryeministra, prej të cilëve dy janë nga partia shqiptare në koalicion, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Numri i ministrive është shtuar me një, duke u bërë 15 pas formimit të Ministrisë për Investimet e Huaja. BDI drejton Ministrinë e Mbrojtjes, të Ekonomisë, të Pushtetit Vendor, të Drejtësisë dhe të Mjedisit.

Kryeministri Gruevski tha se prioritete të qeverisë do të jenë zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA