Veriu i Kosovës ka kaluar një natë të qetë, pas akteve të dhunës të
regjistruara në ditët e fundit, që kulmuan me djegien e një pike
kufitare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu ka bërë të ditur lajmin dhe ka nënvizuar se situata po shkon drejt normalitetit.

“Gjatë natës situata ka qenë e qetë dhe pa incidente. Dy rrugë që të cojnë në pikat kufitare kanë ende pengesa, por nuk janë raportuar probleme”, ka deklaruar Sadriu.

Kjo, sipas zëdhënësit, do të thotë se situata në zonën problematike me shumicë serbe të Kosovës po shkon drejt normalitetit.

Pas sulmeve të grupeve të ekstremistëve serbë në pikat doganore 1 dhe 31, këto të fundit kaluan nën kontrollin e KFOR-it, që i shpalli zona të kufizuara ushtarake.

Top Channel