Me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka mbajtur konsultime të mbyllura për situatën në Kosovë, gjatë mbrëmjes së kaluar. 

Por, siç njoftojnë mediat ndërkombëtare shtetet perëndimore të Këshillit gjatë konsultimeve që kanë zhvilluar, nuk janë pajtuar për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, për ditën e sotme, ku do të diskutohej për ngjarjet e fundit në Kosovë. Për Kosovën do të diskutohet në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit, që do të mbahet në muajin gusht.

Ambasadori gjerman, Peter Viting, i cili mban presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit, ka thënë se Bashkimi Europian ishte organi i përshtatshëm për trajtimin e valës aktuale të dhunës në Kosovë.
 
Në Nju Jork, për të qenë afër këtyre zhvillimeve ka shkuar edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ku ka pasur takime me diplomatë të vendëve të ndryshme.


Serbia ndalohet në Këshillin e Sigurimit

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic u takua me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ne Nju Jork, por nuk iu lejua të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, të kërkuar prej tij lidhur me tensionet e fundit në pjesën veriore te Kosovës.

Diplomatet e OKB-se thane per agjensine Reuters, se Keshilli ka qene shumë kohë i përcarë për Kosovën, dhe zor se do ta leshoje nje deklarate lidhur me ngjarjet e fundit. Kryediplomati serb u tha gazetareve se zeri i Serbise duhet te ishte degjuar në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA