Gjyqësori merr pushimet

29/07/2011 15:10

Me Gërdecin është mbyllur sezoni i gjykimeve per drejtesine shqiptare, e
cila kete te premte e ka te shenuar ne kalendar si dita e fundit e
punes, per te rinisur ne shtator. Por edhe procesi  gjyqesor ndaj
Gerdecit nuk eshte zhvilluar, per shkak te mungeses se disa avokateve
mbrojtes te te pandehurve.

Ky proces me me shume se 160 seanca te zhvilluara qe prej 2009 nuk ka arritur ende te perfundoje me pretendimet e prokurorise.

Gjate qershorit dhe korrikut zhvillimi i gjyqit ngeci ne pyetjen e te gjithe te pandehurve, por ende nuk jane marre provat shkresore te akuzes. Nga sezoni i korrikut te kaluar deri ne kete te premte gjyqesori zhvilloi per procesin Gerdeci 60 seanca. Ngjarja me kulmore ne kete procesi ishte ndryshimi i mases se arrestit nga me burg ne shtepiak per kater prej te pandehurve, ndryshim i cili erdhi per shkak te afateve te paraburgimit.

Drejtesia ka lene per ne vjeshte edhe gjyqin ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta e po keshtu edhe mjaft gjyqe te tjera qe konsiderohen si te bujshme. Gjate gjyqeve ne Gjykaten e Krimeve te Renda gjyqesori nuk ja ka dale mbane te kete nje vendim per banda sikurse ajo e Cerrikut, apo bandes se Durresit apo nje tjeter proces sikurse ai ndaj Dritan Dajtit. Te vetmet vendime te bujshme qe u shpallen per dosje te tilla te forta eshte burgu i perjetshem per Aldo Baren, megjithese edhe ky eshte dhene vetem nga nje prej shkalleve te drejtesise si dhe denimi per banden e Qafe Gjashtes. Edhe ndaj kesaj bande vendimi nuk eshte i formes se prere pasi shpallja e apelit eshte lene te jepet po ne shtator.

Kete gusht te nxehte vetem Gjykata Penale e Tiranes dhe Krimet e Renda do te jene te hapura vetem per vleresimin e mases se sigurise per te gjithe per autore veprash penale, qe do te arrestohen apo vihen nen akuze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA