F1, Hamilton më i shpejti në Hungari

29/07/2011 12:20

Në provat e para të lira për Cmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, më i shpejti ka qenë Lewis Hamilton.

Piloti i skuderisë “McLaren” ka arritur kohën më të mirë 1’23”350, i ndjekur nga kampioni i botës Sebastian Vettel me 1’23”564 dhe Fernando Alonso me 1’23”642.

Pas tyre vijnë Max Webber, Janson Button dhe “Ferrari” tjetër i Felipe Massa, që ka kapur kohën 1’24”115.

Pas fitores së Cmimit të Madh të Gjermanisë, Hamilton po shpreh kështu ambicjen e tij për të korrur të tjera rezultate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA