Pamje tronditëse nga Podujeva/ Autori plagos familjarët dhe një kalimtar të rastit, momenti kur me armë në dorë godet edhe me grushte të lënduarin
Veprimtari Adem Demaci ka akuzuar misionin EULEX se po mban anën e Serbisë, duke dëmtuar kështu shtetin e ri të Kosovës.
“EULEX po përpiqet të luajë rolin e neutralit në Kosovë, por faktikisht po mban anën e Beogradit dhe kjo është e dëmshme për Kosovën”, ka deklaruar Demaci.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Demaci ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku ka mbështetur operacionin e qeverisë, por ka kritikuar fazën e tërheqjes së forcave speciale.
“Ne shkuam atje, por u tërhoqëm atëherë kur nuk duhej të tërhiqeshim. Në vend që të dërgonim më shumë forca, ne u tërhoqëm dhe serbët dogjën pikën kufitare”, ka pohuar Demaci.
Në këtë mënyrë, është shprehur ai, pikat kufitare kaluan nën kontrollin e trupave të huaja dhe qeveria e Kosovës humbi autoritetin e saj.
“U bë pikërisht ajo që kërkoi Serbia, të kthehej gjendja e mëparshme”, ka nënvizuar veprimtari i njohur, i cili ka vlerësuar unitetin politik të treguar në Kosovë në këto momente.
Top Channel