Debatet Berisha-Topi

29/07/2011 19:30

Kryeredaktori i revistës MAPO, Skënder Minxhozi dhe gazetari Andi Bushati, janë të bindur se rezultati i zgjedhjeve të Tiranës u ndryshua në tavolinë.

Vlerësimi i fletëve të hedhura gabim pati, sipas tyre, një rezultat tjetër pervers, dhunimin e fshehtësisë së votës të Presidentit të Republikës.

Por ata e shohin këtë çështje nën një dritë të re, pas bërjes publike nga Top Channel të proçes-verbalit të shpërndarjes së votave të hedhura gabim dhe tabelës përmbledhëse të kutisë së kryetarit, ku vihet re një mosrakordim votash.

“Berisha e ka të qartë se zgjedhjet e 2013-s do të jetë një garë me pengesa dhe mjaft e ngushtë. Në këtë sens ai i jep rëndësi çdo votë që mund t’i rrjedh dhe Topi është një rrjedhje e mundshme votash. U pa kjo në rolin që ka Topi në Tiranë. Kjo votë nuk rezulton të jetë përdorur kundër kandidatit të mazhorancës. Ndodhemi në një proçes kur Berisha po kërkon të forcojë pozitat e tij kundër presidentit të Republikës dhe kur mos të jetë më në pushtet ta eleminojë politikisht që të mos ketë një peshë në krahun e djathtë”, është shprehur Minxhozi.

“Qëllimi i KQZ ishte që me çdo çmim të çbënte fitoren e Ramës me dhjetë vota. Por KQZ ka pasur edhe një mision më të madh që t’i japë kryeministrit edhe brumin e akuzave ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ndryshe ashtu sikurse e pamë nuk kishte pse ato kuti që nuk ishin kërkuar nga komisionerët demkratë, të kërkohej numërimi në kutinë ku votoi presidenti i Republikës. Sipas meje, te kjo çështje ka edhe një anë tjetër. Fshehtësia e votës për zgjedhjet e Tiranës nuk ka qenë e garantuar. Do mjaftonte edhe një çështje e tillë për të shndërruar në null zgjedhjet në kryeqytet”, theksoi Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA