Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë Ksenia Lvovski thote në një
intervistë për Top Channel, se shkurtimet buxhetore në mes të vitit
krijojnë kosto dhe pasiguri për ekonominë.
“Disa nga sektoret nuk do te munden te kryejne programe te rendesishme investimesh. Per shembull arsimi. Shpenzimet e Ministrise u shkurtuan qe do te thote se disa nga investimet me te rendesishme nuk do te realizohen. Me tej, praktika e perseritjes se ketyre rishikimeve ne mes te vitit krijon te Ministrite ndjenjen per te avancuar ne gjysmen e pare te vitit me shpenzime kryesisht ne projektet e medha duke neglizhuar mirembajtjen. Por neglizhimi i perseritur mirembajtjes ne periudhe afatmesme do te thote perdorim nenoptimal i fondeve publike. Per me teper eshte edhe faktori i pasigurise qe ndryshimet krijojne tek biznesi”, tha Lvovski.
Ky eshte i treti vit rresht kur parashikimet jorealiste e detyrojne qeverine te shkurtoje buxhetin. Ne vitin 2011 ajo parashikoi nje rritje ekonomike 5.5 per qind, me larte se mesatarja e pesë viteve të fundit para krizes. Zonja Lvovski mendon se qeveria duhet te njohe qe realiteti ekonomik ka ndryshuar.
“Rimekembja ekonomike ne Europe ka qene me e dobet se sa pritej 2 vjet me pare, kur kriza perfundoi. Shqiperia ndikohet sepse partneret e saj kryesore Greqia dhe Italia po perballen me nje krize me te rende nga te gjithe. Po keshtu tani qe ne flasim kemi dhe problemin e borxhit ne Shtetet e Bashkuara. Pra morali eshte se jetojme ne nje mjedis tjeter, ne nje bote tjeter. Me pasiguri me te medha edhe per Shqiperine, per shkak te faktoreve te jashtem. Dhe ky mjedis i ri kerkon nje qasje tjeter ndaj realitetit ekonomik, nje qasje ndryshe nga ato qe para pak kohesh mund te quheshin te arsyeshme. Ne keto kushte do te ishte e kujdeshme te perdoreshin vleresime me konservative per rritjen ekonomike dhe parashikimin e te ardhurave”, tha Lvovski.
Edhe rishikimi i mesit te vitit, ku qeveria serish e la rritjen ekonomike ne nivelin 5 per qind, komentohet si ne kahun optimist.
“Fjala kyc tani eshte pasiguria. Ne vleresojme rritjen ekonomike kete vit afer 4 per qind, por serish ka shume gjera qe nuk i kontrollojme dhe mund ti ndryshojne keto parashikime. Une mendoj se Shqiperia ka ne Ministrine e Financave eksperte shume te mire qe cdo vend do te donte t’i kishte. Po keshtu Shqiperia ka performuar dhe po performon me mire ne ekonomikisht se shumica e vendeve ne Europe. Megjithate ka patur nje qasje me optimiste ndaj mjedisit te jashtem, cka u kuptua nga Ministria e Financave. Ne kemi patur diskutime me ekspertet e Ministrise ne lidhje me kete dhe do te jemi te lumtur nese ata do kerkojne ndihmen tone per planifikimin buxhetor per vitin tjeter”, tha Lvovski.
Banka e keshillon qeverine te jete më konservatore, pasi kjo do mundesonte tejkalim te ardhurash, te cilat mund te perdoren per te ulur borxhin, e ngecur ne nivelin e rrezikshem 60%
Top Channel