Shumë dyqane muzike në Shtetet e Bashkuara i kanë shkruar një letër të
hapur këngëtarëve Jay-Z dhe Kanye West mbi publikimin e marrëveshjeve
ekskluzive për albumin e tyre të ardhshëm.
“Watch the Throne” do të publikohet më parë në iTunes, para marrëveshjes ekskluzive me zinxhirin e dyqaneve “Best Buy” për të shitur albumin 2 javë para shitësve të tjerë.
Në letër thuhet se marrëveshja do të “dëmtojë rëndë” mbi 1700 dyqane muzikore dhe bëhet thirrje për një akses të barabartë tek albumi.
Letra është firmosur nga dyqane të shumta në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe përmes saj kërkohet një rishikim i strategjisë së publikimit.
“Ne e dimë qe ju jeni të zënë dhe që shpenzoni shumicën e energjive tuaja për të bërë muzikë të mirë, por ne po ju shkruajmë me shpresën se do të na dëgjoni dhe do të rishikoni këtë cështje”, shprehen tregtarët.
Top Channel