Shumë shpejt kompanitë Albtelekom dhe Eagle Mobile do të bashkohen në
një të vetme. Drejtor i Përgjithshëm Orhan Coskun tregon në një
intervistë për Top Channel, avantazhet e ketij vendimi.
“Nga njëra anë kemi telefoni fikse nga ana tjetër kemi telefoni celulare, por në fund të fundit të dyja ofrojnë shërbime me zë, dhe ne duam që këtë shërbim pa patur lidhje me teknologjinë që përdoret. Ky është tërësisht një ndryshim i kërkuar nga përdoruesit tanë. Kompanitë nën një çati telekomunikacioni ofrojnë edhe telefoni mobile edhe fikse, në të njëjtën kohë edhe shërbim televiziv. Këtë do klienti, dhe këtë mundohemi që të bëjmë edhe ne. Qëllimi ynë është t’i ofrojmë klientit shërbim më cilësor, t’i japim atij më shumë liri”, thotë Coskun.
Drejtuesit e Albetelekom thone se qe nga vitit 2007 kompania ka investuar mbi 150 milione euro ne Shqiperi duke modernizuar tregun e telefonise ne vend dhe rritur sherbimet e ofruara.
“Gjatësia e fibrave optike kur morëm përsipër Albtelecom-in ishte vetëm 370 km dhe tani është 1500 km, dhe po e zgjasim edhe më shumë. Kemi ndërtuar një sistem fibrash optike të mbrojtura, qe mbron klientin nga cdo avari. Me investimet që kemi bërë që nga viti 2007 e rritëm shpejtësinë e internetit 8 herë, ndersa çmimet kanë pësuar një rënie mjaft të dukshme. Qëllimi ynë është ky: Kompania të udhëhiqet jo nga teknologjia, por nga kërkesat e klientit, ku ky i fundit të gjejë çdo shërbim nën një çati. Pra kënaqësia e klientit është aspekti më parimor për ne, t’i ofrojmë atij shërbimin më të shpejtë dhe më cilësor”, thotë Coskun.
Se fundmi kompani po planifikon edhe futjen e telefonave multimedial ne vende publike, te cilet bejne te mundur perves sherbimeve klasike edhe perdorimin e internetit, fotokopjeve apo sherbime te tjera
Top Channel