Aksident në rrugën Rrëshen-Kalimash, një i vdekur

29/07/2011 11:15

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy
të tjerëve ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën
Rrëshen-Kalimash.

Ngjarja ndodhi kur makina e drejtuar nga shtetasi Olsi Kolsi u përplas me një masiv intertesh që ndodhej në rrugë. Nga përplasja e rëndë gjeti vdekjen pasagjeri Sokol Biba, ndërsa u plagosën drejtuesi i mjetit dhe shtetasi tjetër Mark Lleshi.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA