Video e re e Leonora Jakupit

28/07/2011 19:05

Stina e verës ose siç njihte ndryshe në botë e këngëtarëve stina e videoklipeve duket se nuk ka fund. Pothuajse të gjithë kanë realizuar nga një videoklipi dhe po përgatitën për të dytin.

Leonora Jakupi sapo e ka realizuar klipin më të ri të këngës “Iluzion”, këngë kjo që është punuar nga Don Arbas dhe menjëherë ka filluar punën për klipin e ri. Megjithëse e ka realizuar videon në jug të Shqipërisë, ka dashur të vijë si një flutur, me pamje më shumë nga natyra sesa nga bregdeti i bukur shqiptar, siç kanë bërë koleget e saj.

Një nga format kryesore që i mundësojnë këngëtarëve që të jenë të suksesshëm janë bashkëpunimet. Këtë e dinë më së miri djemtë e grupit “Ting 3-nt” të cilët pasi kanë bashkëpunuar më shumë artisë, po përgatiten për duetin e radhës. Në një komunikim me fanasat e tij në Facebook, Getoari, njëri nga reperët e grupit, njoftoi se shumë shpejt do të sjellin një bashkëpunim me grupin e njohur “Skillz”. Por duket se nuk është kjo surpriza për fansat e Getit. Sipas tij, shumë shpejt pritet të vijë një due me këngëtarën bykuroshe Dafina Zeqiri. Sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u parë, por një gjë mund të thuhet me siguri se të gjithë e presin një bashkëpunim të tillë.

Pushimet në Francë të këngëtares me zërin e veçantë, Mariza Ikonomi, kanë rezultuar edhe me një fat të madh profesional. Ndërsa artistja gjendej në një prej qyteteve më të bukura të Francës, në Nicë, ka mësuar për konkurrimin që bëhej në një universitet aty për studimet master. Nuk e ka zgjatur dhe është regjistruar për të konkurruar. Pasi ka dhënë provimet në muzikë klasike dhe Jazz ka ezauruar ditët e mbetura në Nicë dhe është kthyer në Tiranë. Pak ditë më parë Ikonomi ka mësuar se ka fituar studimet master për muzikë klasike në vendin e artit. Studimet do të jenë dyvjeçare dhe do ta largojnë pak atë nga kryeqyteti, por do të jenë një derë e re për të eksploruar muzikën e saj edhe jashtë Shqipërisë!

Nëse e keni vënë re klipin e ri të lançuar ditë më parë nga këngëtari Mentor Haziri, i grupit “Kthjellu”, aty citohet vetëm emri dhe mbiemri i artistit dhe jo i grupit. Ishte ky detaj që solli shumë interpretime. Ndoshta Mentori nuk bashkëpunon më, apo është ndarë dhe shpërbërë grupi “Kthjellu”? Këtë ende nuk e dimë! Por, si duket të gjithëve ju interesoi kënga, e cila pritet siç thuhet të transmetohet edhe në MTV. Ndërsa, këngëtari në këtë klip të këngës me titull “Engjëll” vjen edhe me aktrimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA