Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit
Dy gra rrezikojnë të arrestohen në Rumani pasi janë përpjekur të organizojnë një martesë të sajuar mes dy fëmijëve të tyre të mitur.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave bëhej fjalë për një vajzë 12-vjecare që i ishte shitur vjehrrës së ardhshme dhe një djalë dy vjet më të vogël se ajo.
Ngjarja, e zbuluar nga policia rumune, ka ndodhur në Valul lui Traian, një qytet në jug-lindje të vendit ballkanas.
Nusja e ardhshme është gjetur në shtëpi e lidhur me zinxhirë nga një këmbë tek krevati dhe pas lirimit i është besuar një instituti për fëmijët.
Ndërkohë, autoritetet lokale të drejtësisë, kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj dy grave të përfshira në këtë ngjarje, të cilat janë në kërkim.
Top Channel