Ronaldinho fiton duelin me Neymar
28/07/2011 09:55
Ronaldinho ka fituar duelin me talentin brazilian Neymar duke shënuar 3 gola në fitoren 5-4 të Flamengos ndaj Santosit, në javën e 12 të kampionatit brazilian.
Ronaldinho, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit, arrin kuotën e 8 golave në kampionat duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
Neymar, sulmuesi i kërkuar me ngulm nga Real Madrid, shënoi 2 gola, por nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij në marrjen e pikëve.
Top Channel