Duhet të ruhet apo jo Piramida? Prej muajsh kjo është bërë një cështje që ka marrë vëmendjen e medias.
Cdo ditë në shtypin e shkruar apo atë online janë botuar e botohen artikuj, të cilët në mënyrë dërrmuese janë në mbrojtje të kësaj ndërtese. 51 shkrime të 42 autorëve, të cilët janë arkitektë, gazetarë e studiues te fushave te ndryshme jane permbledhur nga Ardian Klosi dhe Artan Lame ne nje liber i cili u prezantuan ne Tirane.
“Edhe sikur të ndodhte prishja e Piramidës në atë vend do të groposeshin jo vetëm milionat që kanë shërbyer për ngritjen e saj, por do të groposeshin edhe miliona të tjera që u dhanë për projekte me nisma të mira, por që përfunduar në projekte fantazma”, tha Klosi.
Vendimi per prishjen e Piramides, nje godine e cila mund te shfrytezohet per aktivitete te ndryshme dhe qe eshte pjese vitale e bulevardit “Deshmoret e Kombit” eshte marre duke shkelur disa ligje.
Artan Lame ne fjalen e tij kujton se vendimi per prishjen e veprave te medha publike sic eshte edhe stadiumi po nderrmen vetem nga qeveria, dhe nuk por degjohet fjala e specialisteve, e njerezve qe i kane kushtuar jeten profesionit te tyre.
“Nuk është thjesht cështja e objektit në vetvete që na mobilizon. Eshtë një fyerja në dinjitet që na bëhet si qytetarë, për një vendimmarrje që merret pa na pyetur dhe është tallje me të gjithë këtë komunitet, që ka investuar gjithë jetën në mbrojtje të kulturës dhe ideve”, tha Lame.
Ne kete takim mungonin edhe shume arkitektë, te cilet edhe pse e mbrojne fort tezen e mos shkaterrimit te piramides, i friken perballjes publike. Ky liber, eshte nje testament i shume njerezve, te cilet kerkojne te mos shkaterrohen vepra te medha, te mos shperdorohen parate e tyre dhe te gjenden zgjidhje me interes te gjere publik.
Top Channel