Kryeministri Sali Berisha shprehu në një konferencë për mediat,
shqetësimin e madh për ato që ai i quajti provokime të rrezikshme të
bandave serbe në kufirin verior të Kosovës.
“Mbështesim operacionet e qeverisë së Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të fallangave të serbo-mëdhenjve në kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se fantazma e Serbisë së Madhe paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Berisha.
Kryeministri mbështeti embargon e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, jo sepse është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, por se ky është një vendim i imponuar prej qeverisë serbe.
Berisha i bëri thirrje qeverive të të dy vendeve që të marrin masa për të siguruar kushte dhe dialog mes dy vendeve të barabartë.
Topi shqetësim për situatën në Kosovë
Presidenti Bamir Topi reagon pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke
dënuar aktet e njëanshme të dhunës dhe duke i konsideruar ato
krejtësisht të panevojshme.
Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur
botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm.
Topi, në njoftimin zyrtar të Presidencës, mbështet dhe inkurajon
vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis
Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rruga më e mirë për
zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhënien e kontributit
konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e
të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik.
PS: Mbeshtesim marrjen nen kontroll te veriut
Partia Socialiste ka mbeshtetur permes nje deklarate qendrimin e te gjithe aktoreve politike ne Kosove lidhur me marrjen nen kontrroll te zones se veriut.
Sipas selise roze sovraniteti dhe integriteti territorial i republikes se Kosoves jane te paprekshme dhe te pacenueshme ne perputhje me te drejten nderkombetare, prandaj thuhet me tej eshte nje e drejte sovrane e qeverise se Kosoves qe te ushtrojne autoritetin e tyre kushtetues e ligjor ne mbare territorin e vendit.
Per socialistet, rruga e dhunes nuk eshte kurresesi menyra per te zgjidhur problemet dhe mosmarveshjet ne europen e shekullit te 21.
Top Channel