Mbyllet pika kufitare 1 në Jarinë për shkak të dëmtimeve të rënda në
infrastrukturë dhe rrezikut nga shembja, njofton zyra përinformim e
KFOR-it.

Në një komunikatë,KFOR-i njofton se kamionët nuk janë lejuar të futen nëpërmjet kësaj pike, kurse automjetet e vogla private mund të kalojnë kufirin me rrezikun e tyre, ndonëse do të kontrollohen nga KFOR-i për armë.

Në pikën kufitare 31 në Bërnjak,njoftojnë paqeruajtësit, kontrollimet janë shumë të rrepta për shkaqe sigurie.  KFOR-i njofton se vazhdon të zbarkojë trupat e veta në tërë veriun e Kosovës për të ruajtur qetësinë, sigurinë dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Pas incidenteve të mbrëmshme, diku pas mesnatës e këndej, situata në veri tëKosovës raportohet të jetë më e qetë. Ndërkohë, sulmet e grupeve të serbëve në pikat doganore 1 dhe 31 në veri që rezultuan me djegien e pikës në Jarinje, janë zmbrapsur pas përforcimeve dherigrupimeve të KFOR-it në atë pjesë.  Ushtarëtamerikanë dhe gjermanë të KFOR-it, kanë hequr barrikadat nëpër rrugë, për tëmundësuar kalimin te pikat doganore, me çka situata ishte vënë nën kontroll.

Të dy këto pika, tani kontrollohen ngaushtarët e KFOR-it. Në anën tjetër bëhet e ditur se, në bazë të marrëveshjeje së Qeverisë sëKosovës dhe KFOR-it, gjendja në veri do të duhej të mbahej nën kontroll nga anae forcës paqeruajtëse pa pasur nevojë që qeveria t’i dërgojë njësitë specialenë veri.

Në dogana parashihet tëvendosen policët dhe doganierët kosovar dhe ata të EULEX-it. Për sigurinë etyre do të përkujdesen trupat e KFOR-it. Për shkak të situatës së rëndë që po mbretëron në veri të vendit, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, të shpall gjendjeje tëjashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës.

Top Channel