Lëvizja Vetëvendosje propozon zgjidhjen e situatës në veri duke kërkuar
fillimisht që presidentja të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Në një komunikatë për shtyp, lëvizja kërkon të ndërmerren edhe hapat e tjerë si ndërprerja e procesit të bisedimeve me Serbinë, aktivizimi i të gjithë burimeve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës, thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, SHBA-të dhe BE-së, ripërcaktimin e pranisë së BE-së në Kosovë, si dhe kërkon prej qeverisë që të diskutojë në parlament strategjinë e marrjes së kontrollit në veri të vendit.
Lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti, theksoi se aksioni i qeverisë në veri, nuk ishte i mirëorganizuar, duke e konsideruar hapin e ndërmarrë pa plan.
Thaci: Nuk ka kthim prapa
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron para deputetëve të kuvendit se nuk do të ketë kompromis dhe dialog me askënd për sigurinë e shtetit dhe rendin e brendshëm të Kosovës.
Duke folur në seancën plenare, Thaci u shpreh se Beogradi po ndjek ende politikën e vjetër ndaj Kosovës dhe jo të fqinjësisë së mirë.
“Qeveria është e koordinuar dhe nuk do të ndalet në punën e saj. Skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodh kurrë dhe për asnjë çmim”, tha Thaci.
Top Channel