Pas tensionimit të situatës në veri mbrëmjen e kaluar, mediat kosovare
raportojnë se gjendja gjatë natës në veri të vendit ka qenë e qetë.
Në pikat kufitare vihet re prania e ushtarëve të KFOR-it, ndërkohë sipas Kosovapress, në rrugën nga Leposaviqi në drejtim të Mitrovicës ka pasur qytetarë serbë të tubuar, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë natës.
Ura kryesore mbi lumin Ibër gjatë natës së mbrëmshme, por edhe sot, është e mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve në përgjithësi.
Veri ne gjendje te jashtezakonshme
Serbët vazhdojnë ende te qendrojne ne gjendje te jashtezakonshme. Alarmi për gjendjen pjesën veriore u dha të mërkurën, ku janë urdhëruar të gjithë pronarët e dyqaneve, afaristë, apo lokalet që të mbyllen nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 15 të ditës.
Ky vendim u mor pasi nuk u arrit ndonjë marrëveshje në favor të serbëve gjatë takimit mes komandantit të KFOR-it dhe strukturave paralele. Komandanti i KFOR-it Erhard Byhler ka zhvilluar edhe një takim me negociatorin serb Borko Stefanovic.
OSBE ben thirrje per qetesi
Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Joseph bën apel për qetësi dhe shmangie nga tensionimi i situatës.
Në një komunikatë për mediat, ambasadori u bën thirrje gjithë liderëve që t’i shmangen retorikës nxitëse dhe të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in, të cilët janë duke ndihmuar në uljen e tensioneve.
“Dialogu mes të gjitha palëve përkatëse ka rëndësi te madhe për të zgjidhur çështjet e hapura”, është shprehur Joseph.
KS, seance per veriun e Kosoves
Keshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarado te diskutoje diskuton per situatën në veri të Kosovës.
Sipas mediave serbe, pritet qe Beogradi te perfaqesohet si edhe me pare nga ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban.
Vetë presidenti serb Boris Tadic, pasi mësoi dje për operacionin e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës kontaktoi menjëherë KE-në, NATO-n dhe OKB-në.
Tadic: Nuk do të futemi në konflikt
Presidenti serb, Boris Tadic kritikon aksionin e forcave policore kosovare në pikat kufitare, por deklaron se Serbia nuk do të futet më në konflikt.
“Serbia nuk do luftë, por ne paralajmërojmë se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve tjera të dhunës përfshin rreziqe jashtëzakonshme”, ka thënë Tadic, gjatë qëndrimit të tij në Pragë, ku vlerësohet me çmimin Polak për kontributet e tij në reformat demokratike dhe ekonomike në Evropën Lindore.
Top Channel