Qeveria franceze ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara dje në veri të Kosovës, kryesisht në pikën kufitare numër 1, në Jarinë, të cilës iu vu zjarri.

“Franca u bën thirrje qeverive përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar qetësimin e situatës”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bernard Valero.

Zëdhënësi ka theksuar se këto masa duhet të merren në bashkëpunim të ngushtë me komandën e KFOR-it dhe me misionin EULEX.

Valero ka shprehur më tej qëndrimin e Parisit zyrtar se zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës duhet të arrihet vetëm përmes dialogut.

Më herët ishte vetë shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton që dënoi dhunën, duke deklaruar se, është përgjegjësi e Beogradit dhe Prishtinës që menjëherë të ulin tensionet dhe të vendosin rendin dhe sigurinë për të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA