Brazil, portieri rrezikon burgun

28/07/2011 12:30

Gjatë një ndeshjeje në Brazil mes ekipit të të rinjve të Sport Recife dhe Vasco de Gama fillon një sherr masiv dhe portieri Gustavo i Recifes godet fuqishëm me një shkelm në qafë Elivelton, një lojtar kundërshtar, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Ndeshja ndërpritet, Elivelton dërgohet me urgjencë në spital dhe fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda, por portieri i dhunshëm tashmë rrezikon shumë.

Pasi është përjashtuar nga skuadra dhe rrezikon të përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik, Gustavo do të ndiqet edhe penalisht për tentativë vrasjeje duke rrezikuar dënimin me burg.

“Më vjen shumë keq për atë që bëra. Do doja shumë të flisja me Elivelton për t’i kërkuar falje për veprimin tim”, është shprehur Gustavo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA