Botërori 2014, finalja në “Maracana”

28/07/2011 23:10

FIFA ka konfirmuar sot, përmes sekretarit të përgjithshëm Jerome Valcke, se finalja e botërorit të vitit 2014 do të luhet në Rio de Zhaneiro, në stadiumin e strukturuar “Maracana”.

“Vendi i finales është i sigurtë. Është e qartë se nuk ka shumë qytete që mund të presin një eveniment të tillë”, ka deklaruar Valcke.

Stadiumi në fjalë ka pritur finalen e botërorit të 61 viteve më parë, tani duhet të vendoset se ku do të luhen gjysmëfinalet dhe ndeshja e hapjes.

Në kuadër të pritjes së botërorit, qeveria braziliane përvecse po ristrukturon stadiumet, po rindërton edhe lagjet e varfëra të Rios, ku mbizotëron krimi dhe droga. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA