Berat, humb jetën nga pickimi i merimangës
28/07/2011 09:30
Një 17-vjeçar humbi jetën në Berat pas pickimit nga merimanga e zezë ose siç quhet ndryshe, Vejusha e Zezë, helmi i së cilës është vdekjeprures.
Viktima është Krenar Hoxha nga fshati Pobrat.
Familjarët e tij e kanë dërguar në spital ndërsa adoleshenti ishte në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të pickimit të insektit ndërsa punonte duke korrur bar.
Mjekët e spitalit të Beratit e kanë nisur atë drejt Tiranës për në Spitalin Ushtarak, por shpëtimi i jetës së 17-vjeçarit ka qenë i pamundur.
Top Channel