Beogradi bën thirrje për dialog dhe u kërkon qytetareve në veri të Kosoves të ruajnë qetësinë përballeve tensioneve në rritje.
“Qeveria serbe i ben thirrje qytetareve ne Kosove dhe Metohi te qendrojne te qete, t’i permbahen cdo dhune dhe te mos i pergjigjen provokimeve. Qendrimi i Qeverise serbe eshte qe te gjitha ceshtjet e hapura te zgjidhen vetem permes dialogut. Dhuna, nga secila pale, nuk eshte rruga per te zgjidhur problemin. Qeveria Serbe mendon se asnje presion vecanerisht i dhunshem nuk duhet te zbatohet sepse mund te demtoje apo te ndaloje dialogun. Per ne dialogu eshte menyra e vetme per te zgjidhur problemet ne Kosove dhe Metohi, e vetmja menyre per te arritur stabilitet ne kete rajon dhe per te arritur pajtimin historik mes serbeve dhe shqiptareve”, tha zëdhënësi i qeverisë Milivoje Mihajlovic.
Gazetat serbe te enjten kane ne faqe te pare zjarrin ne piken e kalimit te “Jarinjes”. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci akuzoi Beogradin per krijimin e dhunes. Ai tha se Serbia po perpiqet te rrembeje nje pjese te veriut të Kosoves, por kjo sdo te ndodhe kurre.
Presidenti serb, Boris Tadic u kerkoi serbeve te Kosoves ti permbahen dhunes. Te marten, shefja e politikes se jashtme e Bashkimit Europian, Kethrin Eshton bisedoi ne telefon me kryeministrin e Kosoves dhe presidentin serb duke u kerkua te kthejne menjehre qetesine duke i paralajmeruar se dhuna nuk do te tolerohet.
Nderhyrja e policise se Kosoves te henen dhe te marten u kritikua si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Europian. Nderkohe Keshilli i Sigurimit ka pranuar kerkesen serbe per nje takim urgjent per tensionet ne Kosove pasi Serbia u dergoi nje leter 15 vende anetare te ketij organizimi, duke i kerkuar nje takim te hapur. Diplomate thane per agjensine Reuters se takimi do te zhvillohet te enjten me dyer te mbyllura.
Top Channel