Audi Cup, triumfon Barcelona
28/07/2011 08:55
Me një dygolësh të mesfushorit 20-vjeçar Thiago Alcantara, Barcelona ka mundur me rezultatin 2-0 Bayern Munchen në finalen e Audi Cup.
Në këtë përballje gjigandësh vihej re mungesa e yjeve si Robben dhe Ribery për gjermanët dhe Messi e Xavi për spanjollët.
Në finalen për vendin e tretë, Milan kalon dy herë në avantazh dhe në të dyja rastet barazohet nga brazilianët e Porto Alegre dhe mundet më pas me 11-metërsha 2-0.
Golat për kuqezinjtë shënohen nga Ibrahimovic dhe Pato, ndërsa për brazilianët nga Damiao dhe D’Alessandro.
Nga pika e bardhë e penalltive gabojnë të gjithë futbollistët kuqezinj: Valoti, Cassano, Pato dhe Oddo.
Top Channel