Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton,
ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, duke thënë se është përgjegjësi e
Beogradit dhe e Prishtinës që menjëherë të ulin tensionet dhe të
vendosin rendin dhe sigurinë për të gjithë.

“E dënoj fuqishëm dhunën në veri të Kosovës. Zhvillimet e fundit janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e Ashton, bën më dije radio Evropa e Lirë.Ashton shtoi se dhuna nuk do të tolerohet dhe se veprimet e njëanshme nuk janë rruga për të ecur përpara.

Top Channel