Për Partinë Socialiste ajo që ndodhi me zgjedhjet e Tiranës duket se nuk është një kapitull i mbyllur, pavarësisht se në karriken e qytetarit të parë të Tiranës që prej së hënës është ulur Lulzim Basha.
Partia Socialiste, pasi ka dështuar në marrjen e drejtësisë sic shpresonte në Kolegjin Zgjedhor, ka nisur sensibilizimin e kësaj cështjeje në Kongresin dhe Departamentin e Shtetit në SHBA.
Edhe pse PS është treguar e kujdesshme të mos e bëjë publike këtë lëvizje të sajën, një video e publikuar në faqen online nga mbledhja e Komitetit të Rregullave në Kongresin Amerikan, ka fiksuar momentin kur kongresmeni Alce Hasting, i cili është dhe anëtar i Komitetit të Helsinkit të Kongresit, i bën një prezantim në këtë komitet deputetit Damian Gjiknuri.
“Zoti kryetar, me lejen tuaj dua t’ju njoftoj se sot në këtë seancë kemi prezent deputetin nga Shqipëria, zotin Damian Gjiknuri. Dua të theksoj se në atë Parlament ka njerëz të cilët janë mbështetës të interesave amerikane, sic është lufta kundra terrorizmit në Afganistan, sikurse dua të theksoj se marrëdhëniet bilaterale mes dy vëndeve janë të shkëqyera”, ka deklaruar kongresmeni.
Një zyrtar i Komisionit Amerikan të Helsinkit i tha Top-Channel se Gjiknuri ka zhvilluar disa takime në Kongesin amerikan me personalitete të disa komiteteve të rëndësishme, sic janë Komiteti i Helsinkit, Komiteti i Politikës së Jashtme të Dhomës dhe Senatit, Komiteti i Mbrojtjes, si dhe takime në Departamentin e Shtetit.
Mësohet se tema e bisedave kanë qenë zgjedhjet dhe kriza në Shqipëri, si dhe roli që mund të luajë politika amerikane për zgjidhjen e krizës dhe hapat që do të ndërmarrë opozita në shtator.
PS nuk ka pranuar të japë informacion për këtë cështje, madje as zoti Gjiknuri nuk ka qenë e mundur të kontaktohet. Se cfarë do të prodhojë kjo vizitë, që po zhvillohet në fshehtësi të plotë, pritet të shihet në ditët në vazhdim.
Top Channel