Presidentja Atifete Jahjaga i është drejtuar me një telegram ngushëllimi
familjes Zymberi nga fshati Dubovc, djali i së cilës, pjesëtari i
Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi humbi jetën,
gjatë gjatë aksionit të njësisë speciale.
”Enveri dhe kolegët e tij, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhanë një shembull të sakrificës së jashtëzakonshme, përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të lartë”, shkruan presidentja.
Zymberi u plagos ne nje prite
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një pritë në komunën e Zubin Potokut, gjatë mesditës të së martës.
Sipas informacioneve polici Enver Zymberi, 32-vjeçari ishte plagosur me armë zjarri në kokë, ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta pas orës 22 të ditës së martë.
Ngushellimet e kryeministrit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së lajmit i ka dërguar
telegram ngushëllimi familjes së Enver Zymberit nga fshati Dubovc i
komunës së Vushtrrisë.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet se “sakrifica e Enverit në mbrojtje
të kufijve të atdheut, të shtetit të Kosovës, do të mbetet përherë në
kujtesën dhe zemrën e qytetarëve të Kosovës, duke identifikuar
njëkohësisht përkushtimin e tij për mbrojtjen e lirë dhe paqes në vendin
tonë”.
Po ashtu, në këtë telegram të kryeministrit thuhet se falë tij edhe
policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Kosovës arritën
ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat kufitare në veri të vendit,
thuhet ndër tjerash në telegramin ngushëllues dërguar familjes Zymberi.
Top Channel