Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka marrë pjesë në homazhet për agjentin e njësive speciale, Enver Zymberi, që mbeti i vrarë dje si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj policisë së Kosovës.
“Sakrifica e policit të shtetit të Kosovës, Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në mbrojtje të kufijve të atdheut, do të mbetet përherë në mendjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Thaci.
Thaci është shprehur se agjenti Zymberi dha kontributin e tij për shtrirjen e ligjit dhe Kushtetutës në veriun e Kosovës.
Në këtë ceremoni, Thaci shoqërohej nga zëvendëskryeministrat dhe ministrat e kabinetit të tij.
Më herët, presidentja Atifete Jahjaga e shpalli agjentin Enver Zymberi Hero të Kosovës, duke qenë se humbi jetën në krye të detyrës.
Top Channel