Presidenti serb, Boris Tadic kritikon aksionin e forcave policore
kosovare në pikat kufitare, por deklaron se Serbia nuk do të futet më në
konflikt.

“Serbia nuk do luftë, por ne paralajmërojmë se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve tjera të dhunës përfshin rreziqe jashtëzakonshme”, ka thënë Tadic, gjatë qëndrimit të tij në Pragë, ku vlerësohet me çmimin Polak për kontributet e tij në reformat demokratike dhe ekonomike në Evropën Lindore.

Tadic, sipas EJL-se,  shprehu bindjen e tij se shumica e qytetarëve serbë nuk mbështesin thirrjet për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

Top Channel