Tadic: Nuk do të futemi në konflikt
27/07/2011 17:10
Presidenti serb, Boris Tadic kritikon aksionin e forcave policore
kosovare në pikat kufitare, por deklaron se Serbia nuk do të futet më në
konflikt.
“Serbia nuk do luftë, por ne paralajmërojmë se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve tjera të dhunës përfshin rreziqe jashtëzakonshme”, ka thënë Tadic, gjatë qëndrimit të tij në Pragë, ku vlerësohet me çmimin Polak për kontributet e tij në reformat demokratike dhe ekonomike në Evropën Lindore.
Tadic, sipas EJL-se, shprehu bindjen e tij se shumica e qytetarëve serbë nuk mbështesin thirrjet për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.
Top Channel