Serbia ka kërkuar që në ditët e ardhshme të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës.

Për kërkesën në fjalë, Beogradi zyrtar nuk ka marrë ende një përgjigje, raportojnë mediat serbe.

Sipas të njëjtave burime, nëse takimi aprovohet, Serbinë do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban.

Vetë presidenti serb Boris Tadic, pasi mësoi dje për operacionin e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës kontaktoi menjëherë KE-në, NATO-n dhe OKB-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA