Pak pas orës 19, serbë të revoltuar i kanë vënë flakën pikës kufitare në Leposavic, në veri të Kosovës.

Sipas informacioneve të fundit, serbët ishin të veshur me maska në kokë.

Fillimisht ata kanë shkatërruar pikën kufitare dhe më pas i kanë vënë asaj flakën.

Mësohet gjithashtu se ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre dhe ushtarëve të KFOR-it, që janë vënë në lëvizje për kontrollin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA