Rihanna është femra e vitit sipas edicionit italian të revistës ‘Vogue’.

Cmimi i revistës i është dhënë këngëtares jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme në muzikë, por edhe për vlerat humane.

Vajza nga Barbados ka marrë pjesë në shumë projekte bamirësie gjatë këtij viti dhe është vlerësuar gjithashtu për kapërcimin e shumë problemeve në jetën e saj, siç janë marrëdhënia e vështirë me Chris Brown dhe me babain e saj, Ronald Fenty.

“Rihanna është mbretëresha e popit. Ka arritur të ketë sukses në karrierën e saj pavarësisht problemeve në jetën private”, shkruan ‘Vogue’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA