Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se është
arritur marrëveshja me KFOR-in për tërheqjen e njësive speciale nga pika
1 dhe 31 në veri. sipas Telegraf, Rexhepi është shprehur se njësia
speciale tashmë ka kryer misionin e saj.
“Njësia speciale ka kryer misionin e vet, misioni i tyre ka qenë kthimi i ligjshmërisë në pikën 1 dhe 31”, ka thënë Rexhepi i cili ka shtuar se tashmë në pikat kufitare në veri do të vendosen policia e përbërë nga serbë dhe shqiptarë po ashtu edhe nga doganierët serbë dhe shqiptarë.
Edhe zyrtarë policor shprehen se Njësitet speciale të Policisë së Kosovës ,“ROSU” kanë përmbushur detyrat e tyre dhe janë tërhequr nga veriu i Kosovës, bëjnë të ditur Zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Top Channel