Njerëz nga e gjithë Kosova i dhanë lamtumirën e fundit policit të vrarë gjatë marshimit për të vënë nën kontroll veriun e vendit.

I shndërruar tragjikisht në një hero për krejt Kosovën, Enver Zymberi, baba i tre fëmijëve dhe në pritje të një të katërti, do të prehet në fshatin e lindjes Dubovc të Vushtrisë.

Përvec familjarëve e miqve nga mbarë Kosovë, në ceremoninë montore institucionet e Kosovës përfaqësoheshin nga presidentja Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Më herët presidentja i akordoi urdhërin “Hero i Kosovës”, me motivacion për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim, për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë EULEX-i njofton se ka nisur një hetim në lidhje me plagosjen e policit Enver Zymberi, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra në një pritë pranë Zubin Potokut.

Po ashtu po hetojnë edhe tentativën për vrasje ndaj dy oficerëve të Policisë së Kosovës dhe hedhjen e një granate gjatë kalimit të autokolonës së policisë pranë Mitrovicës, ku si pasojë mbeti i plagosur një polic.

Top Channel