Juventus mund Club America

27/07/2011 09:20

Juventus ka fituar miqësoren ndaj meksikanëve të Club America me rezultatin 1-0, ndeshje e zhvilluar në New York (SHBA).

Goli për bardhezinjtë u shënua nga i riu Cristian Pasquato në pjesën e parë.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 30 të pjesës së parë për shkak të rrebeshit dhe vetëtimave. Pas 35 minutash ndërprerjeje, takimi rifilloi sërish.

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi dhe bardhezinjtë largohen nga Amerika me fitore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA